Malësi e Madhe, kthehen nga Anglia, gjejnë të vrarë babain në banesë

Malësi e Madhe-Një tentativë për grabitje që ka hasur në kundërshtimin e kryefamiljarit, e që i ka kushtuar jetën këtij të fundit.Është ky epilogu i një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Vukpalaj të rrethit të Malësisë së Madhe, ku 63 vjeçari Pashk Mujaj u ekzekutua me 4 plumba.Ai jetonte i vetëm në banesën 3 katëshe në këtë fshat, ndërsa fëmijet i kishte në emigracion. Ngjarja është zbuluar në orët e vona të së martës, ku trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga nipi i tij në mes të sallonit.Mujaj i kishte lënë porosi nipit që të shkonte ta merrte në banesë, pasi sëbashku do të shkonin në aeroportin e Podgorices për të marrë dy djemtë që i ktheheshin nga Anglia.Por në momentin që nipi i tij ka shkuar në banesën e të moshuarit, ka parë derën kryesore të mbyllur me zinxhirë. Ai ka thirrur disa herë xhaxhain, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.Atëherë i riu ka hapur vetë derën e oborrit dhe kur i është drejtuar hyrjës së banesës, ka parë derën kryesore të hapur dhe në sallon trupin e pajetë të xhaxhait.Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, e cila me të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Sipas konkluzioneve paraprake, policia dyshon se viktima, i cili ka disa plagë nga arma e zjarrit, është vrarë me pistoletë.Dyshohet që autorët të kenë qenë në dijeni se Mujaj do të largohej nga banesa për t’ju dalë djemve në aeroport dhe kanë menduar se askush nuk ndodhej ne banesë.Në momentin që kanë hapur derën ata kanë parë të moshuarin dhe nga frika se viktima i ka njohur, ata kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij.Familjarët thonë jashtë kameras se Mujaj kishte thënë në fshat që do ti ktheheshin fëmijët të martën. Deri në orët e mëngjesit janë shoqëruar nga policia 4 persona, të cilët dyshohen se kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje, por që ende nuk është arritur në zbardhjen e këtij krimi.Nga marrja në pyetje e të afërmve të viktimës mësohet se ato kanë deklaruar se nuk kanë konflikt me njeri dhe nuk kanë asnjë emër të dyshuar. Kjo është vrasja e dytë në Shkodër brenda këtij muaji.[caption id="attachment_406022" align="aligncenter" width="655"]pashko-mujaj-shtepia-1 Ne foto: Banesa e Pashko Mujaj, ku u gjet i vrare 64 vjeçari, Malesi e Madhe[/caption][caption id="attachment_406021" align="aligncenter" width="655"]pashko-mujaj-shtepia Ne foto: Banesa e Pashko Mujaj, ku u gjet i vrare 64 vjeçari, Malesi e Madhe, 22 tetor 2014[/caption][caption id="attachment_406023" align="aligncenter" width="655"]pashko-mujaj-shtepia-2 Ne foto: Banesa e Pashko Mujaj, ku u gjet i vrare 64 vjeçari, Malesi e Madhe, 22 tetor 2014[/caption]