Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën, por kërkon garanci për pagesat
Komisioneri për Çështje të Energjisë i Bashkimit Evropian, Gynter Wtinger, ka bërë të ditur se bisedimet kanë përparuar mirë mes Ukrainës dhe Rusisë në çështjen e gazit mes dy vendeve.Wtinger ka njoftuar se Ukraina planifikon të blejë rreth 4 miliardë metra kub gaz nga Rusia para fundit të këtij viti.Ai po ashtu ka thënë se Ukraina do t'i paguajë Rusisë 1.4 miliardë dollarë borxhe për furnizimet me gaz para fundit të tetorit dhe 1.6 miliardë dollarë të tjera para fundit të këtij viti."Ishim të shqetësuar për çmimin e gazit nga tetori deri në mars, por të gjithë partnerët ranë dakord për çmimin prej 485 dollarësh për një mijë metra kub. Edhe rusët e pranuan këtë çmimi, kështu që nuk mund të ndryshohet më vonë as nga parlamenti, as nga qeveria, pa miratimin e të gjithë palëve të përfshira", deklaroi Wtinger.Por kreu i delegacionit rus në bisedime, ministri i Energjisë, Aleksandër Novak, duke pranuar uljen prej 100 dollarësh për metër kub nga çmimi i mëparshëm, kërkoi sigurinë e europianëve që Kievi do të paguajë.Ukraina i ka kërkuar Bashkimit Europian një borxh prej 2 miliardër dollarësh në mënyrë që të mund të kryejë pagesën ndaj Rusisë."Mendoj se mund të kishim punuar pak më tepër në gjetjen e fondeve në mënyrë që Ukraina të kryente pagesat, përveç parave të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Mund të përdoren burime të tjera, si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, ose dhe fonde nga buxheti i Komisionit Europian", deklaroi Novak.Takimi i radhës midis palëve do të mbahet më 29 tetor në Bruksel.