Doris Pack sulmon Haradinajn: S'është parë Kryeministër me 10% të votave

Deputetja gjermane e Parlamentit Europian, Doris Pack, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të qartë qendrimin e saj mbi krizën institucionale të Kosovës, duke shprehur habinë e saj se si pretendon të bëhet Kryeministër një politikan, partia e të cilit ka fituar vetëm 10% të votave në zgjedhjet parlamentare.Edhe pse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt emrin e Ramush Haradinajt, kjo vetëkuptohet prej faktit se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar rreth 10% të votave në zgjedhjet e qershorit.Në profilin e saj në Twitter, Pak ka shkruar: "Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 % të elektoratit!"6Në të njejtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK - LDK."Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK -LDK. Kosova ka nevojë për ju", ka shkruar Pack .