Ministri i Jashtëm i Hungarisë: SHBA të tregojë arsyet e ndalimit të 6 hungarezëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të deklarojnë arsyet e ndalimit të gjashtë hungarezëve. Kështu ka dekalruar ministri i Jashtëm hungarez Peter Zijarto pas takimit me ndihmëssekretaren e Shtetit Viktoria Nuland."Ne presim që administrata amerikane të na japë arsye konkrete pse këta shtetas hungarezë janë të akuzuar për korruspion, tha Zijrto në një intervistë jashtë Departamentit të Shtetit në Uashington. Gjithsesi ministri I Jashtëm Zijarto shtoi se Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbetur aleatë të forte, më një bashkëpunim të fuqishëm në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes. Ai tha se raportet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.Shtetet e Bashkuara dekalruan të hënën se u kanë ndaluar hyrjen 6 shtetsave hungarezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi akuzohen për korruspion, duke paralajmëruar Budapestin të ndryshojë politikat dhe të mos kërcënojë vlerat e demokracisë.Një diplomat amerikan në Budapest tha të hënën se personat e ndaluar dhe të akuzuar ishin nëpunës publikë dhe persona me lidhje qeveritare. Ndalimin erdhi pas një serie të gjatë paralajmërimesh nga Uashingtoni, dekalroi ambasada.Sipas zyrtarit amerikan André Goodfriend, korrupsioni ka dobësuar insitucionet demokratike të Hungarisë. Në bazë të një ligji të miratuar në 2004, qeveria amerikane ndalon cdo shtetas të huaj të hyjë në territonin e saj nëse akuzohen për korruspion, pasi sjellje të tilla dëmtojnë interesat e shtetit amerikan.