Kë do vrisnit të parin mamin apo babin? Në Itali pezullohen 2 mësuese

Torino- Tema si: “Kë do të donit të vrisnit të parin babin apo mamin” apo të tipit: Seksi është kur babai juaj ndalon në rrugë me një prostitutë me ngjyrë, apo kur mamaja juaj bën dashuri me burra të tjerë”, janë trajtuar nga dy mësuese të shkollës fillore të Scarmagnos një komunë në provincën e Torinos në Piemonte të Italisë.Dy mësueset janë denoncuar nga prindërit e nxënësve për një seri episodesh të çuditshme, mes tyre dhe këto dy tema shokuese si dhe keqtrajtim të fëmijëve.Prokuroria kishte nisur hetimet duke vendosur kamera në klasë pranverën e kaluar për të ndjekur sjelljen e mësueseve. Nga filmimet është parë se janë trajtuar dhe tema të tilla si ajo e seksit.Dy mësueset janë pezulluar dhe pritet të japin shpjegimin e tyre për atë çfarë ka ndodhur. Lajmi ka bërë bujë në mediat italiane.Marrë nga Repubblica.it dhe ANSAoranews.tv