Ekspozita "Unë e lashë të kaluarën pas", kundër trafikimit të qënieve njerëzore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2014, 22:10
Eksperienca të dhimbshme, dhe ndjenja si vetmia, liria, dashuria, paragjykimi dhe shpresa janë hedhur në telajo nga viktima të trafikimit.Ekspozita "Unë e lashë të kaluarën pas" e shoqëruar edhe me mesazhe sensibilizuese, synon ndërgjegjësimin e publikut mbi trafikimin e qënieve njerëzore.Për të pranishmit u shfaq edhe një fotonovelë bazuar në një histori të vërtetë. Ndërsa u ekspozuan edhe punime të ndryshme, ku donacionet e përfituara do të shkojnë për viktimat e trafikimit.Aktiviteti u realizua nga organizata "Të ndryshëm & Të Barabartë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Kulturës, si dhe Qëndrën Kombëtare Pritëse për Viktimat e trafikut, në kuadër të javës Anti –trafik, e realizuar për herë të parë në Shqipëri.