Parandalimi i aksidenteve, vendosen radarë në autostradën Fier Lushnje
Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve ka nisur vendosjen e sinjalistikës në të gjithë gjatësinë e autostradës Lushnje-Fier. Kryqëzimi në vendin e njohur si "Pushimi i Shoferit", prej kohësh ishte kthyer në burim aksidentesh, ku kanë humbur jetën me dhjetëra persona, kryesisht per shkak të mungesës së sinjalistikës rugore dhe ndriçimit.Ndërkohë, për të parandaluar aksidentët në këtë kryqëzim u bë e mundur vendosja e një matësi automatik shpejtësie, i lidhur drejtpërdrejt me sistemin e policisë. Ky system është një risi për sinjalistikën rrugore në Shqipëri.Sipas policisë, me futjen e sistemit të patentës me pikë në të ardhmen, të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë shpejtësinë e shënuar në matës, në kohën që do të bejnë kualidimin e mjetit apo pagesën e taksave, nëse kanë bërë shkelje do t'u hiqen pikët në patentë deri në bllokimin e saj.Kjo masë sipas policisë do të çojë në ndërgjegjësimin e qytetareve për të respektuar sinjalistikën rrugore, duke çuar në uljen e aksidentetve.Por një fenomen i cili ende nuk po shmanget është kalimi i këmbësorëve përmes autostradës duke shënuar aksidente dhe viktima të tjera.