Artan Hoxha: Shumica duhet të miratojë ngritjen e komisioneve hetimore

Shumica duhet të miratojë komisionet hetimore të opozitës. Kështu ka deklaruar analisti Artan Hoxha në studion e Ora News.Hoxha ka deklaruar se aktet e komisionit hetimor, qeveria duhet t’i miratojë edhe pa praninë e demokratëve në Kuvend dhe sipas tij kjo mund të japë shembullin e mirë të reflektimit.“Objekti hetimor i kërkuar nga opozita është depozitur në Kuvend që nga prilli për hetimin e serverit të tatimeve. Ky objekt hetimor është kundërshtuar nga mazhoranca në parlament. Gjykata i tha se objekti nuk është antikushtetues dhe ju mund të hetoni. Mazhoranca me numrat me numrat e vet mblidhet dhe aprovon kërkesën e opozitës. Dhe mund të japi shembullin e mirë të reflektimit. Reflektimi kuptohet nga aktet dhe janë dy hetime parlamentare që mazhoranca mund t’i miratojë, sepse letrat e demokratëve janë të depozituara në kuvend.”Hoxha tha se për aq kohë sa mazhoranca i qëndron pretendimeve të veta, opozita nuk do të heqë dorë nga bojkoti parlamentar.“Opozita do t’i qëndrojë tezave të saj për sa kohë mazhoranca do t’i qëndorjë në infinit qëndrimeve të saja. Pra nëse nuk ka një reflektim nga qeveria nuk ka si të ketë kthim prapa nga opozita.“