Korçë, makina bie në greminë, humb jetën kryekomunari i Lenies

Korçë –Një mjet tip fuoristradë ku udhëtonin 3 persona ka dale nga rruga, duke rënë në greminë, mbrëmjen e 21 tetorit 2014 në aksin rrugor -Lozhan- Moglice. Aksi që lidh rrethin e Gramshit me atë të Korçës.Për pasojë, humbi jetën kryekomunari i Lenies, në rrethin e Gramshit, Astrit Bici i cili ishte në drejtim të automjetit me targa GR 1215 B, ndërsa dy bashkëudhëtarët në makinë janë plagosur.Bici është gjetur i vdekur në vend nga kreu  i komunës Moglicë i cili rastisi duke lëvizur me mjetin e tij në këte aks dhe një punëtor roje nate i rrugës së Moglicës e cila është në ndërtim.Roja tregon se i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.Të plagosur nga aksidenti tragjik  kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, at e bir, të identifikuar si Sinan dhe Gramoz Përfundi, të cilët janë dërguar për kurim në spitalin e Korçës,dhe jane jashte rrezikut per jeten.Mësohet se kreu i komunes Astrit Bici dhe dy të tjerët kishin qenë për një takim pune në Korçë dhe në orën 20: 30 kur ka ndodhur aksidenti ishin duke u kthyer për në shtëpi.Ndërkohë mëngjesin e 22 tetorit, në autostradën Lushnje- Fier në kilometrin e katërt, është aksidentuar për vdekje 24-vjeçari Elinor Arapi që udhëtonte me motor.I riu është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendngjarja duke e braktisur viktimën mbi asfalt.(Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti)Oranews.tv