Yatseniuk: Putin po përpiqet të ngrijë Ukrainën me ndërprerjen e furnizimimt të gazit
Kryeministri i Ukrainës Arseny Yatseniuk vizitoi të martën trupat e trajnimit dhe tha se ishte i bindur se Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të ngrijë Ukrainën me ndërprerjen e furnizimimt të gazit."Më lejoni të flas sinqerisht. Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të nënshkruajë ndonjë marrëveshje, dhe detyra e Putinit është të ngrijë Ukrainën. Ne duhet të jemi gati për skenarin më të vështirë. Për momentin, ne kemi 17 miliardë metra kub gaz”, deklaroi Yatseniuk.Duke përmendur faturat e papaguara me vlerë më shumë se 5 miliard dollarë, Rusia ndërpreu gazin e Kievit në mes të muajit qershor, duke shtuar më pas tesnionet e shkaktuara nga aneskimi i rajonit të krimesë.Rusia dhe Ukraina janë futur në një rrugë pa krye në bisedimet mbi furnizimet e gazit natyror të marten, pasi ministrat e energjissë së dy vendeve u takuan në Bruksel për bisedime të ndërmjetësuara nga komisioneri energjetik i Bashkimit Evropian.Pas muajsh pauzë dhe teska dimri është në prag, presioni për të arritur një marrëveshje e cila lejon furnizimet me gaz për ngrohje ëshët rritur shumë. Pavarësisht ndërprerjes së gazit për Kievin, Rusia nuk ka ndaluar rjedhjen e gazit për vendet e Bashkimit Europian, të cilat marrin një të tretën e gazit nga Rusia.