Nikolla te Mjekësia: Shumë shpejt do të nisë akreditimi dhe rankimi
Tiranë- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, zgjodhi Universitetin e Mjekësisë për të uruar vitin e ri akademik. Ajo tha se edhe këtë vit nxënësit më të shkëlqyer zgjodhën për të studiuar pikërisht degën e mjekësisë.Ministrja Nikolla paralajmëroi gjithashtu nisjen e procesit të akreditimit dhe rankimit.“Politikat arsimore dhe cilësia në arsim është politika më e mirë për zhvillimin e vendit. Arsimi nuk është një ishull i vetmuar që i përket disa politikanëve , që i përket Ministrisë së Arsimit që i përket vetëm Qeverisë, por është një sektor tejet i rëndësishëm që na përket të gjithëve.Universiteti i Mjekësisë është nga ato degë dhe ato profile për të cilat realisht tregu ka nevojë, por besoj se ne duhet t’i japim fund asaj situate që ka mjek në kryeqytetin e Shqipërisë që janë të papunë, ndërkohë që spitale dhe poliklinika anembanë vendit lëngojnë për burime njerëzore për mjekë të devotshëm për specializime në profile të caktuara.Në muajin dhjetor do të nisë procesi i akreditimit dhe rankimit të universiteteve. Një agjenci e huaj britanike anëtare e Organizatës Europiane të Sigurimit të Cilësisë në Arsim (ENKA) , është bërë pjesë dhe një partner i rëndësishëm i programit tonë për të mundësuar procesin e akrditimit dhe raknimit”, tha Nikolla.Nikolla theksoi se këtë vit starton edhe reforma në arsimin e lartë, që do të draftohet me një ligj për arsimin e lartë.