Meta apel politikës: Mos pengoni marrjen e statusit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në vazhdimësi të turit të tij për anëtarësime të reja dhe takimeve me struktuara të LSI nëpër rrethe është ndalur në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij Meta ka apeluar dhe një herë forcat politike të mos e pengojnë marrjen e statusit kandidat.Në këtë kontekst ai ka kërkuar bashkëpunim mes palëve për realizimin e tre reformave, kusht për marrjen e statusit kandidat në dhjetor, ndërsa u bëri thirrje subjekteve politike të lënë mënjanë interesat e ngushta vetjake dhe të përqëndohen në objektin kryesor kombëtar, integrimin e vendit.Meta është ndalur edhe tek zgjedhjet elektorale 2013, ku deklaroi se LSI në prag të procesit elektoral është më e fortë se kurrë, ndërsa ka përcaktuar si objektiv kryesor pikërisht qarkun e Fierit, pas kryeqytetit të vendit."Fieri është objektiv i rëndësishëm, i dyti pas Tiranës. Fieri është qark i rëndësishëm ekonomik dhe me prespektivë të madhe. LSI do të nxisë politikat e punësimit në Fier dhe për realizmin e objektivave nevojitet angazhim i çdo anëtari. LSI është forcë kryesore për marrjen e statusit kandidat në BE” nënvizoi Meta.Këto deklarata Meta i bëri gjatë takimit me strukturat e LSI dhe LRI në Fier, ku në përfundim shpërndau edhe kartat e anëtarësimit për 300 anëtarë të rinj në LSI.