Ishte dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Athina 34-vjeçari
Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme , rreth orës 17:35`, është kryer ekstradimi nga Athina, drejt vendit tonë, i shtetasit Bledar Beqiri, vjeç 34, lindur në Lushnjë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 83, datë 23.06.2008, e ka dënuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit".I ekstraduari Bledar Beqiri ka mashtruar shtetasin Sajmir. Gj, duke imarrë 300 Euro dhe pasaportën, pasi i ka premtuar se do t`i nxjerri vizë greke.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinënështë bërë i mundur arrestimi më datën 24. 10. 2011, në Nafplio,Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bledar Beqiri.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.