Kuvendi miraton buxhetin faktik të 2011, Ruçi: Mungoi kuorumi

Pas një seancë të gjatë parlamentare është miratuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, buxheti faktik i vitit 2011. Por i gjithë ky buxhet është shoqëruar me debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës.Ndërsa nga ana tjetëtër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, ka replikuar me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, duke deklaruar se mungoi kuorumi për aktin normative, pasi sipas tij nuk miratohet me 69 vota, por me 71.Gjithashtu në senacën parlamentare nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet as për aktin normativ që Bashkitë të shlyejnë borxhet e ujësellësit për energjinë, ku deputetet e PS kanë dalë kundër këtij akti. Ndërsa është miratuar edhe kthimi i shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut nga Austria ne Shqiperi për 100 vjetorin e pavarësisë.