Berisha te "Zyber Hallulli": Vazhdojmë rrugën e bamirësisë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e rikonstruktimit të Shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se shtëpia e fëmijëve është transformuar në një model të ri duke u bazuar në konceptin e shtëpisë dhe familjes ndërsa theksoi se duhet të vazhdohet me rrugën e bamirëses së madhe Nënë Tereza."Pas 95 ditëve të themelimit të saj, ku u ngrit këtu streha vorfnore e Tiranës ne sot e inagurojmë atë në një koncept të ri dhe më shumë funksional. Ne inagurojmë këtë shtëpi sot në një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, ditë që ne nderojmë vendimin e Papës Gjon Pali i Dytë për Lumturimin e Nënë Terezës, shqiptares që i dha emër vendit më shumë se kushdo tjetër në shekullin ku jetojmë. Në këtë aspekt duke inaguruar një model të ri të shtëpisë së fëmijëve ne nderojmë edhe Nënë Terezën dhe ky është nderimi më i madh që mund ti bëjmë sot asaj” tha Berisha.Ai premtoi se qeveria do të vijojë me transformimin e të gjitha shtëpive të fëmijëve në të gjithë vendin duke krijuar një ambjent sa më familjar për ta."Qeveria do bëjë gjithçka që çdo shtëpi të fëmijëve ta modeloj sipas koncepteve më të mira. Do bëjmë gjithçka që fëmijët të gjejnë një familje të dytë në shtëpitë e kujdesit për ta” tha Berisha.