Kanos të shoqen me thikë, arrestohet 36-vjeçari
Arrestohet 1 person nga policia e Pogradecit, për kanosje të bashkëshortes së tij me thikë. Shtetasi Olsi Karoli, 36 vjeç është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë të ftohtë, thikë, bashkëshorten tij me iniciale, B. Karoli, 28 vjeçe.Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Udenisht, në banesën e prindërve të 28-vjeçares, në të cilën ajo jetonte prej dy vitesh pasi është në proces ndarjeje me bashkëshortin e saj, 36 vjecarin Olsi Karoli.Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë këtë shtetas në ndërmarrjen e një akti të tillë, megjithatë një pistë e mundshme është ajo për shkak të mos pranimit të braktisjes dhe procesit të divorcit me të shoqen. Ndërkaq materialet lidhur me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.