Mblidhet Asambleja e PS-së, diskutohet platforma elektorale

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste ku do të diskutohet platforma elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Strategjia elektorale e PS-së për zgjedhjet do të ketë si pjesë qëndrore ekonominë, arsimin, shëndetësinë, demokracinë vizionin qeverisës që do të ofrojë PS-ja për qytetarët duke krahasuar me qeverisjen Berisha.Një tjetër pikë që pritet të diskutohet sot është edhe program qeverisës i PS-së që pritet të prezantohet nga kreu i saj Edi Rama. Rama gjithashtu do të shpalosë elementët bazë të platformës elektorale të PS-së dhe opozitës me të cilët do dilet në fushatë për të kërkuar votën.Programi është diskutuar më herët me strukturat e PS-së, me qytetarët, me partitë aleatë të Internacionales Socialiste të PSE-ve si dhe ekspertë amerikanë dhe britanikë.Një pjesë e rëndësishme që pritet të diskututohet është edhe krijimi i ekipive për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do ta çojnë Partinë Socialiste në fitore.