Impiante në Velipojë e Shëngjin, Haxhinasto: Zgjidhim problemin e ujërave të zeza

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar këtë të shtunë impjantin e përpunimit të ujrave të zeza në plazhin e Velipojës, një investim që kap shifrën e 17 milion eurove.Duke e cilësuar të rëndësishëm këtë investim për mbrojtjen e zonave turistike por jo vetëm, ministri Haxhinasto tha se afati i përfundimit të tij është 2016.Nga ana tjetër Haxhinasto pranoi se Shqipëria mbetet akoma në nivele të ulëta krahasuar me vendet e tjera përsa i përket trajtimit të ujrave të zeza.I pyetur nga “Ora News” për rrugën Shkoder-Velipojë e cila është jashtë çdo standarti, Haxhinasto garantoi se kjo qeveri është e interesuar të ndërhyjë në infrastrukturën rrugore.Gjatë këtyre inspektimeve ai shoqërohej nga deputeti Agron Çela dhe drejtues të ujësjellësit fshat. Aktualisht në plazhin e Velipojës përveç impjantit po bëhet edhe shtrimi i linjave në të gjithë vijën bregdetare, duke e bërë këtë zonë ndër të parat në vend me sistem modern përpunimi të ujrave të zeza.