Meksika shkatërron “Guerreros Unidos”, dyshohet se “zhduku” 43 nxënës

Meksikë- Autoritetet meksikane kanë deklaruar se kanë kapur udhëheqësin e dyshuar të një bande kriminale, i përfshirë në zhdukjen e 43 nxënësve.Sipas autoriteteve, kreu i bandës që quajtur Guerreros Unidos është Sidronio Casarrubias Salgado.Studentët u zhdukën pranë Igualas, në shtetin Guerrero më 26 shtator, pas një përleshje me policinë gjatë një demonstrate.Kjo ngjarje bëri që mijëra persona, kryesisht të rinj të protestojnë në të gjithë Meksikën. Prokurori i Përgjithshëm meksikan, Jezus Murillo Karam, tha se autoritetet kanë arrestuar 36 policisë dhe 17 anëtarë të organizatës kriminale Guerreros Unidos.Banda kriminale është e njohur për rrezikun e saj dhe shumë varreza masive të gjetura kohët e fundit nga policia meksikane, mendohet se janë vepra të tyre. Zbulimi i varreve rreth qytetit të Igualas ka ngritur shqetësimet në lidhje me fatin e nxënësve.Testet e ADN-së treguan se ata nuk ishin në mesin e 28 trupave të gjetur në një nga varret, teksa priten ekzaminimet e varrezave të tjera masive.Më shumë se 1.200 policisë janë angazhuar në gjetjen e nxënësve të humbur tragjikisht.Arrestimi i kreut të kësaj bande të rrezikshme është në vazhdën e premtimeve të Presidentit Enrique Peña Nieto për të rivendosur rendin në Meksikë.Dhuna, krimi dhe droga në vend shpërtheu gjatë sundimit të paraardhësit të tij, Felipe Kalderon dhe ka shkaktuar rreth 100.000 viktima që nga viti 2007.