Nazarko: Rama të shkojë në Beograd, por të refuzojë takimin me Nikoliç
Tiranë-Analisti, Mentor Nazarko, i shtohet listës së personaliteteve që mbështesin vizitën e Ramës në Beograd. Besimin se vizita do realizohet, ia shton edhe investimi i Gjermanisë dhe kancelares Merkel për të mbyllur një orë e më parë këtë krizë të re për Ballkanin.Duke e marrë të mirëqënë realizimin e vizitës së 22 nëntorit, Nazarko në Ora News, tha se kryeministri Rama kategorikisht duhet të heqë nga axhenda një takimi me Presidentin Nikoliç.“Do preferoja që në notën e protestës të përfshihej patjetër një qëndrim i fortë ndaj Presidentit serb. Nëse pranohet vizita e Ramës do duhet refuzuar një takim me Presidentin, pavarësisht axhendës, Rama të mos i japë dorën në publik një njeriu të tillë. Në fund të fundit nuk është përcaktues i marëdhëniesve dy palëshe dhe një gjest i tillë duhet bërë”.Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga data e caktuar për vizitën zyrtare, Nazarko thekson se palët janë futur në një lojë nervash.“Tani po bëhet lojë nervash, nuk besoj se Rama ka ndonjë dëshirë të madhe të shkojë në Beograd, serbët jo e jo që ta presin. Por Rama pret që të jetë pala serbe që ta zhbëjë vizitën. Psikologjikisht është e vështirë për Ramën, por nëse shkon jemi ne që fitojmë më shumë nëse do dimë ta menaxhojmë dhe formulojmë një pjesë qëndrimesh për atë që është publike dhe jopublike.Te pjesa publike duhet treguar një ofertë e Shqipërisë për të kapërcyer atë që ndodhi”.Kërkesën për njohjen e Kosovës, analisti e përjashton. Sipas tij është një detyrë që e ka marrë përsipër BE dhe nuk i takon Shqipërisë. Për Mentor Nazarkon, nëse kryeministri Rama do të ditë të mirëmenaxhojë qëndrimet e tij publike dhe jo publike gjatë kësaj vizite, Shqipëria do të dalë e fituar.Intervista e plotë:Serbia goditi në planin politik, një propagandë që u çmontuaPara ndeshjes nuk e kisha parashikuar dhe nuk më vjen keq që nuk e kisha parashikuar. Por me atë zhvillim që morën ngjarjet, dhunimin masiv të fushës, dhunimin e ekipit tonë nga forcat e policisë u kuptua që Serbia duhet të gjente një zgjidhje të veçantë, pra ta ngrinte nivelin e goditjes në planin politik, që për pasojë solli këtë situatë. Për të shmangur një turpërim publik, në nivel global, si një shtet që nuk kishte mundësi të siguronte zhvillimin e një ndeshje pa tifozë të palës tjetër dhe me ato pamje të tmerrshme që nuk mund ti fshiheshin botës. Në momentin e fundit ata i kanë sinkronizuar qëndrimet, policia është përpjekur ti ndihmojë dhe hapësira e manovrës ka qenë e ngushtë sepse nuk ka pas tifozë shqiptarë, numri i tifozëve ka qenë i vogël dhe kryesisht zyrtarë dhe në mes të tyre më i shquari ishte vëllai i Kryeministrit. Dhe brenda kësaj hapësire ata gjeten skemën për të ushqyer disa dite me fakte propagandistikë gjithë botën. Në një farë mënyrë është çmontuar sot, dje pashë shefin e policisë së Beogradit që thoshte se e ka mbajtur një lojtar dronin, unë nuk e di sesi mund ta komandonte një lojtar…Reagim i vonuar i Shqipërisë? Si më e sprovuar funksionoi shumë më shpejtE kam dëgjuar këtë tezën e Blendit. Do duhet ta pranojmë që Serbia është një shtet shumë më gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe statusin e viktimës. Një shtet mbi të cilin është vënë shpesh gishti i fajtorit për luftra të ndryshme, raste të ngjashme si ky në sport. Si më e sprovuar ka funksionuar shumë më shpejt se ne. Ne nuk kemi luajtur në kompleksin e fajtorit, për këtë arsye ndoshta nuk kemi reaguar. Një pjesë të betejës së konsumuar në mediat botërore ishte e pashmangshme. Ishte i imagjinueshëm fakti që ata do të ishin të pranishëm pasi artikuluan akuzat e tyre në nivelin më të lartë. Kjo që ka ndodhur ka disa dimensione, sportive , pra beteja që do zhvillohet në Komisionet Disiplinore të UEFA-s, ka një dimension politik, propagandistik.Por ajo që duhet thënë është se ajo ngjarje është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore sot. Fakti që për këtë po investohet Kancelarja gjermane. Bota, Europa kryesisht, po përpiqet të shmangë një vatër krize të re në Ballkan, që nuk është më mes Kosovës dhe Serbisë, por midis Shqipërisë dhe Serbisë dy vende që dukeshin se pas takimit të Berlinit, apo planifikimit të vizitës së zotit. Rama dukeshin se nuk kishin probleme. Kështu që Eurpoa, në mënyrë të veçantë Gjermania po investohen ta mbyllin me shpejtësi këtë vatër të re krize në Ballkan.Droni u solli kujtimet e bombardimeve të NATO-s, e kemi mundurSigurisht, ata do përpiqen me çdo kusht. Serbia është një shtet i frustruar, pasi shqiptarët një komb më i vogël se ata e ka mundur. Në 1999 duhet pranuar se kombi shqiptar i rimori ato territore që ata i kishin marrë në Luftën Ballkanike, që ishte Kosova. Serbët ende e vuajnë këtë, droni asocionte lehtë me fluturimin e NATO-s që bombarduan Beogradin. Ky njeri që sot i ka folur me tone paqësore Merkel, ditën e prononcimit pas ndeshjes tha që do shohim dronët e vërtetë, duke iu referuar paradës në prani të Presidentit rus. Duke kaluar në këtë dimension të politikës ndërkombëtare, Serbia do përpiqet të kalojë të gjithë barrë e fajit tek Shqipëria, do përpiqet të rikuperojë në imazh. Serbia është një shtet në krizë ekonomike të thellë dhe ndihma gjermane është e domosdoshme. Me siguri duhet të ketë ndërhyrë Gjermania për vizitën e Ramës që të ruajë statusin e tutorit të paqes në Ballkan, që e fitoi me konferencën e Berlinit.Vizita e Ramës, në rrethana normale duhej shtyrëNë rrethana normale kjo vizitë do të duhej shtyrë. Por Shqipëria nuk është Franca dhe as Gjermania, nëse BE e ka kërkuar zhvillimin e kësaj vizite duhet bërë. Ka disa momente për ta pregatitur atë, ato që do jenë qëndrime që do mbahen jashtë vëmendjes së medias dhe para saj. Kur dëgjova Vuçiç që thoshte se mund të shikoj në sy Ramën, thoshte pikërisht atë që nuk mund të bënte dot. Është e njohur kjo fabul. Rama duhet të tregojë që nuk ekziston asnjë vullnet i shtetit shqiptar për të zhvilluar luftra për zgjerim territoresh. Çështja e Shqipërisë së Madhe nuk është në axhendën e asnjë shteti shqiptar. Shqipëria duhet të tregojë epërsi, ne e kemi mundur atë, ishim duke e mundur edhe në futboll. Ai që është superior, Shqipëria ka imazh ndërkombëtar shumë herë më të mirë sot se Serbia, por do duhet të tregojë dhe zemërgjerësi. Do ti mbyllim ato që kanë ndodhur, të zhvillohen në terren sportiv. Shqipëria do të vazhdojë por bashkë me Kosovën, të ruajë rolin e garantuesit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Kërkesa për njohjen e Kosovës, detyrë e BE, jo e ShqipërisëJo . Është pak e sforcuar. Ti nuk mund ti thuash një shteti që i është marrë, le të lëmë emocioniet kombëtariste që kemi, Serbia ka humbur një territor. Në të gjithë mitet, legjendat por dhe historinë ata e kanë paraqitur Kosovën si djep i Serbisë. Është një traumë ende për atë shtet, popullësi, klasë politike veç tu thuash një gjë të tillë. Nuk i takon Shqipërisë, është BE që ka marrë përsipër normalizimin mes dy vendeve. Shqipëria mund të bëjë një lloj mbrojtëse të pakicave shqiptare në Preshevë, sa kohë që këtë të drejtë nuk ia njeh Kosovës.Çfarë duhet ti thotë Rama-Vuçiç jashtë kameras? U bëtë qesharakëRama me stilin e vet duhet ti thotë “të lutem e tepruat pak, jeni bërë qesharakë, komikë. Është e paimagjinueshme që vëllai im ka bërë gjëra të tilla”. Rama e ka kapërcyer pak veten duke u frenuar, diçka ka lënë të kuptohet.Do preferoja që në notën e protestës të përfshihej patjetër një qëndrim i fortë ndaj Presidentit serb. Nëse pranohet vizita e Ramës do duhet refuzuar një takim me Presidentin, pavarësisht axhendës, Rama të mos i japë dorën në publik një njeriu të tillë. Në fund të fundit nuk është përcaktues i marëdhëniesve dy palëshe dhe një gjest i tillë duhet bërë. Tani po bëhet lojë nervash, nuk besoj se Rama ka ndonjë dëshirë të madhe të shkojë në Beograd, serbët jo e jo që ta presin. Por Rama pret që të jetë pala serbe që ta zhbëjë vizitën. Psikologjikisht është e vështirë për Ramën, por nëse shkon jemi ne që fitojmë më shumë nëse do dimë ta menaxhojmë dhe formulojmë një pjesë qëndrimesh për atë që është publike dhe jopublike.Te pjesa publike duhet treguar një ofertë e Shqipërisë për të kapërcyer atë që ndodhi.