Si e nisi karrierën sportive djaloshi nga Bulqiza, profili i kampionit Gjetan Keta
Bulqizë - Sot do të zhvillohet një evenioment madhor sportiv në Bulqizë. Por cila është zanafilla e Gjetan Ketës? Atij kampioni që me shumë sakrificë dhe mund, arriti të shndërrohej nga një djalë i rritur në një ambjent të varfër në një krenari të kombit.Gjatë rrugës për në fshatin Koçaj vumë re shumë shtëpi, ku çatitë e tyre sishin me teneqe, - lloj mbulese që përdoret zakonisht në vendet që kanë dimër të ashpër. Shtëpitë ishin larg nga rruga nacionale 2 km, të paasfaltuara, të ngusha, tipike rrugë fshati këtu e 30 vite më parë.Me kameran tonë udhëtuam për në shtëpinë e Asllan Ketës, babait të dy kampionëve të cilët kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre këtu. Që në moshë të vogël dy vëllezërit bënin stërvitje me mjete primitive. Si për shembull: thasë me rërë për të forcuar muskujt, litar që lidhej në çatitë e shtëpisë dhe ngjiteshin në të duke bërë stërvitje, apo improvizonin gira me hekura të marra nga vagonët e minierës së Bulqizës.E gjithë kjo sakrificë për t’ja arritur qellimit, për t’u ngjitur në synimin që i kishin venë vetes, të bëheshin kampionë. Dhe me sa duket ja arritën, jo vetëm të krenoheshin me veten e tyre apo të krenonin familjen, por bënë krenar të gjithë Shqipërinë.Babai i tyre tregon se Ismaili dhe Gjetani konsideroheshin nga banorët si djem të prapë e të hedhur. Nuk e mendonte askush që një ditë ata do të ishin këta që janë, kampionë.Ndërsa e ëma e dy kampionëve të boksit, shprehet për mikrofonin tonë se ndihet krenare, por e ka të pamundur për të parë sportin paksa të dhunshëm të boksit, “jam nënë, - shprehte ajo, - e më dhemb shpirti”. Unë nuk kam arritur t’i shoh as ndeshjet e zhvilluara në Gjermani dhe as në ring, vetëm lajmërohem për fitoret e tyre pas përfundimit të ndeshjes.