FOTOLAJM / Beogradi vishet rozë, burra me taka marshim në qytet

Beograd- Burra të veshur me taka të larta ngjyrë rozë dhe bluza rozë kanë pushtuar sot qëndrën e Beogradit, në një marshim në mbështje të luftës kundër kancerit të gjirit, një nga shkaqet kryesore të vdekjes së grave.Organizatorët e paradës dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, thanëse puna për parandalimin e kancerit të gjirit është shumë e rëndësishme, për shkak se kjo sëmundje mund të trajtohet nëse zbulohet në kohë.2Nga të dhënat zyrtare, në Serbi në një vit rreth 4000 gra diagnostikohen me sëmundjen vdekjeprurëse, por Ministri shton se relativisht ekziston edhe një numër i madh grash të cilat nuk i nënshtrohen kontrollit të mjekut.Loncar tha se fushata të tilla si aktiviteti i sotëm i organizuar nga Fondi B92, kompania Avon dhe Ambasada amerikane, janë me rëndësi të madhe, pasi ata janë më afër grave të cilat shpesh kanë frikë dhe ndrojtje për të ushtruar kontolle tek mjekët.3Ambasadori Michael Kirby tha se është e rëndësishme që gratë janë të vetëdijshme për trupin e tyre."Ne të gjithë kemi nëna, në qoftë se jemi me fat gra, vajza.... dhe secila prej rrezikon nga kanceri”.