Krasniqi: Mëdyshja e Serbisë për vizitën e Ramës, lojë për përfitime diplomatike

Tiranë - Pas mëdyshjeve për të mirëpritur Edi Ramën në Beograd, fshihen pazaret politike të autoriteteve serbe.Ky është leximi që i bën analisti Afrim Krasniqi, deklaratës së Kryeministrit të Serbisë, se në fund të javës, do të vendosë nëse do të takojë homologun shqiptar.“Deklarata e Kryeministrit  Serb që “unë jam duke shqyrtuar ftesën”, në fakt nuk është një lajm drejtuar Tiranës, është një lajm drejtuar kancelarive ndërkombëtare, për të negociuar, për të marrë një privilegj tjetër në tavolinë, një premtim tjetër të ndryshëm diplomatik. Kështu që është një lojë e përhershme e palës serbe” – tha Krasniqi.Sipas Krasniqit, Tirana zyrtare u gjet e papërgatitut ndaj deklaratave të mirëmenduara të Serbisë, dhe rendit hapat që duhet të kishin marrë autoritetet shqiptare, për t’i bërë ballë lumit të akuzave të Serbisë.“Unë e përsëris që reagimi ynë nuk duhet të jetë i fragmentarizuar, nuk mund të bëhet në mënyrë të përsonalizuar, duhet të jetë institucional. Duhet të ketë një konsultim dhe reagim të gjithë faktorëve politik dhe institutional të shqipërisë, gjë që nuk ka ndodhur. Sot që ne flasim nuk kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, jo  asaj që quhet Këshilli i Sigurimit të drejtuar nga Presidenti, por as të Këshillit të Sigurimit që drejtohet nga Kryeministri.Nuk kemi ndonjë mbledhje konsultative, midis aktorëve institucional dhe politik, por kemi deklarime nominale të zyrtarëve të lartë, të cilët shprehin mendimin përsonal, ambicien personale ose projektin persona. Në raport me Serbinë nuk mund të ketë projekte personale, duhet të ketë një reagim shtetëror, institucional dhe afatgjatë. As Kryetari i shtetit nuk ka reaguar me reagimin e Kryetarit serb” – u shpreh Krasniqi.Krasniqi, e parashikon kështu të ardhmen e marrëdhenieve Shqipërisë-Serbi, duke iu referuar të dy skenareve, zhvillimit dhe anulimit të vizitës së 22 tetorit.“Nëse vizita nuk realizohet, shtyhet, atëherë do të thotë se vizita e dytë e cila do jetë pa datë të caktuar, do të thotë se do të kemi një shtyrje axhende për dy vitet e ardhshme, kështu që nuk do të ketë një mbajtje të axhendës së takimeve  dhe marrëdhënieve të përbashkëta me axhendën prioritare të politikës. Nëse realizohet i gjithë lajmi do të jetë dy apo tre ditët e para të vizitës, deri në finaliimin e saj dhe asgjë më shumë- shtoi Krasniqi.