Boks/ Gjetan Keta mposht rusin Marat Kazev, mbron titullin euro-aziatik/FOTO
Triumf historik i Gjetan Ketës. Boksieri shqiptar ndezi jo vetëm arenën e improvizuar në kohë rekord në Bulqizë, por të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.Një fitore që për nga mënyra se si erdhi ngjan më shumë me një mrekulli, jo se Gjetan nuk ishte i aftë ta thyente kundërshtarin pasi potenciali i tij tanimë njihet prej vitesh, por një dominim i tillë absolut duhet të ketë befasuar edhe vetë atë kur përballë kishte një kundërshtar që nisej si favorit duke qënë se ishte me të drejtë pjesë e 6-shes më të mire në botë në displinën e tai boksit.Në këtë mënyrë djaloshi i rritur në minierat e Bulqizës mbron titullin euroaziatik dhe në 6 ndeshje regjstron fitoren e 6-të, duke mos u mposhtur asnjëherë që nga momenti që ka zbritur në ring në këtë lloj disipline.Në këtë event, i cili u parapri edhe nga përballje të tjera Keta erdhi në kulmin e formës së tij. Gjetani nisi vrullshëm me Kuhhsev që mundohej ti përgjiegjej forcës së shqiptarit.Muzika nuk ndryshoi as në raundin e dytë, dukej qartë motivimi në sytë e boskierit shqiptar i cili me mbështetjen e padiskutueshme të publikut bulqizak dhe jo vetëm, e detyroi boksierin rus të tërhiqej në mbrojtje.Raundin e tretë erdhi edhe mrekullia e luftëtarit. Një goditje e fuqishme me të djathtën e përplasi në tapet kundërshtarin, i cili i tronditur e pati të vështirë të ringrihej, duke i dhënë fund kësaj sfide me nokaut teknik në favor të Gjetan Ketës.Entuziazmi është i paktrollueshëm në arenë, të gjithë krenar për atë cfarë ky njeri i madh i dhuroi vendit të tij. Flamuri kuqezi u valvit edhe një herë lart për një titull që i takon të gjithë shqiptarëve.E veçanta e ketij takimi ishte se publiku shqiptar respektoi himnin rus në momentin e këndimit, por edhe boksieri Keta përqafoi kundërshtarin në fund të takimit duke krijuar një moment shumë pozitiv.
