Komplimentohet qeveria gjithëpërfshirëse e Irakut, luftimet vazhdojë
Parlamenti irakian ka miratuar Ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm, duke kompletuar kështu krijimin e qeverisë së unitetit, e cila po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.Mohammed Salem al-Ghabban, përfaqësues i komunitetit Shiit, është Ministër i Brendshëm, ndërsa Khaled al-Obeidi i komunitetit sunit është konfirmuar Ministër i Mbrojtjes.Votimi nga parlamenti i Irakut është një lehtësim jo vetëm për Irakun, por edhe jashtë tij pas disa javësh grindje dhe mospajtime.Gjithsesi, zgjedhja dhe miratimi i dy Ministrave që përfaqësojnë si komunitetin shiit ashtu edhe atë sunit, vjen në vazhën e thirrjeve për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe shihet si hap thelbësor në luftën kundër Shtetit Islamik.Kryeministri Haidar al-Abadi kishte premtuar plotësimin e posteve që në muajin shtator, por të gjitha nominimet e tij janë refuzuar.Kryeministri i mëparshëm Nuri al-Maliki u detyrua të japë dorëheqjen në muajin gusht, pasi sunitët dhe kurdët e akuzonin për ndjekje të politikave sektare.Ndërkaq trazirat vijiojnë në Irak, ku të premten në kryeqytetin Bagdad rreth 40 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të bombave.