Bregu: Rama të shkojë në Beograd, por Serbia s’do bashkëpunim me ne
Tiranë – Përkundër qëndrimit të zyrtarëve të PD-së deputetja ,Majlinda Bregu, nuk është aq radikale në qëndrimin kundër vizitës së Ramës në Beograd, por megjithatë ajo thekson se vizita në këtë moment nuk është se do të jepte ndonjë rezultat.E ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetarin Patrik Sadikaj, Bregu tha se gjithmonë është mirë që gjërat të thuhen në sy, duke ju referuar këtu përballjes Rama -Vuçiç.Në vijim të intervistës Bregu theksoi se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim me Shqipërinë dhe as nuk ka ndërmend të respetktoje fqinjësinë.Lidhur me deklaratat e forta të udhëheqësve serb, deputetja demokrate është e mendimit se me kartën e nacionalizmit ata nuk do të mund të ecin gjatë përballë popullit të tyre.Si ish-Ministre Integrimit thekson se Europa ka përdorur standarte të dyfishta me shetin serb.Pjesë nga intervista me Deputeten e PD-së, Majlinda Bregu:Patrik Sadikaj: Besoj i patë pamjet që sapo përcollëm, nuk jua kemi ne fajin gjithmonë serbëve apo jo?Majlinda Bregu: Nuk ua kishim fajin as në ndeshjen ndërmjet kombëtareve tona, faji është fjalë shumë e rëndë, nuk di të paktën asnjë rast, - me aq sa mund të sjellë unë ndërmend, - që në histrorinë e trazuar dhe fuqisë së barutit të Ballkanit, ku shqiptarët t’i kenë patur me faj, me hile, apo të kenë ndezur konfliktin ndërmjet dy vendeve fqinje; pavarsisht se Shqipëria nuk është fqinjë direkte me Serbinë. Kam patur një status atë ditë, ku shpresoja të ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli dhe futboll-nacionalizmi t’ju lihej të tjerëve, për faktin se shqiptarët kanë promovuar paqen dhe sigurinë në rajon, por fatkeqësisht ndodhi ajo që nuk duhet të kishte ndodhur.Tashmë çdo gjë ka kaluar përmasat e një ndeshje futbolli, është kthyer në temë diskutimi mbi nacionalizmin e vjetruar, apo janë kthyer në skemë fantazma që me sa duket mjaftonte një ndeshje e thjeshtë dhe himni kombëtar i Shqipërisë, për të ngacmuar dhe për t’i bërë serbët të ndjesheshin të rrezikuar nga bashkjetesa në rajon. Gjë e cila është komplet në të kundërt me procesin e gjatë dhe të vështirë. Në të cilin Serbia është edhe para Shqipërisë, ka hapur negoziatat për t’u bërë vend anëtar në Bashkimin Europian.Patrik Sadikaj: A kanë mundësi serbët të reformohen vertetë duke pasur në këtë moment atë qëndrim tërësisht antishqiptar?Majlinda Bregu: Gjatë gjithë kohës që kam qënë Ministre e Integrimit dhe procesi ishte pothuajse në të njëjtat hapa me të gjitha vendet, nuk më takonte t’a thosha atëherë, sigurisht pozicioni të detyron të mbash disa gjëra. Por, Nuk mund të mos e them sot dhe nuk mund të mos e keni vënë re, që standarte të dyfishta janë aplikuar në rastin e Serbisë, apo të vlerësimit kur vjen puna për procesin e integrimit në vendet e tjera të rajonit.Ju kujtoj këtu se në momentin që na kërkoheshin për të plotësuar 12 prioritetet, në një pjesë prej tyre ne ishim në avangardë, Serbia nuk kishte filluar ende për të plotësuar apo ngritur strukturat. Kjo KLD-ja e famshe e jona, e cila tashmë është bërë objekt i debatit tonë të brenshëm, por në Serbi nuk ishte ngritur. Kishte institucione të cilat nuk ishin ngritur. E kam akoma në mendje ndjesinë e përurimit të presidentit Nikoliç, ku një pjesë e lidërve të Ballkanit refuzuan që të shkojnë në ceremoninë e përurirmit, ndërsa komisioneri për zgjerimin shkoi për t’a ururar.Për t’i treguar dhe për t’i dhënë një shenjë që rruga drejt Bashkimit Europian është e hapur. Dhe në fakt e vetmja prespektivë që mund t’a ndalojë Ballkanin për t’u kthyer siç mund të ndodhë me një ndeshje futbolli, në një fuqi barutit, ku zëra të vjetër, ndjesi të vjetra, të rikthehen në skenë për të dhunuar bashkjetesën dhe paqen në rajon, e vetmja mundësi për t’i lënë pas këto ide është Bashkimi Europian dhe anëtarësimi në BE.Patrik Sadikaj: A është e mundur të marrësh me zor një vend që nuk e do Bashkimin Europian, do Rusinë akoma?Majlinda Bregu: Nga e thëna në të bërë kam përshtypjen se ky proces, - më tepër se sa i bazuar në merita, - është një proçes i cili nganjëherë dikush tërhiqet më shumë. Mund të qëllojë që të tërhiqet më problematiku, për t’a shkëputur për të mos ngjallur probleme për të tjerët. Megjithatë ka një prespektivë e cila është tërësisht e qartë për të gjitha vendet. Në këtë këndvështrim, të them të drejtën në ditën e parë isha e idesë që Kryeministri duhet menjëherë të anullojë vizitën e tij për në Beograd. Pra, në ditën kur ndodhi ngjarja, gjatë himnit tonë kombëtarë pati fishkëllima gjithë kohën, për të mos folur pastaj për dhunën dhe për të vijuar me deklarat famëkeqe, të turpshme, aspak politike, të autoriteteve serbe.Megjithatë gjatë këtyre ditëve kam menduar se është kaq e vështirë dhe kaq e rrallë ndërtimi i paqes dhe një urë bashkëpunimi, sa në rast se serbët vërtet nuk e duan dhe pritën pretekstin e një ndëshje për të rishfaqur të gjitha ndjenjat e tyre. Nuk dua të them vetëm joshqiptare, sepse s’ka patur ndonjëherë ndonnjë dashuri ndërmjet Shqiperisë dhe Serbisë, për shkak të asaj historie dhe mënyrës dhe stereotipeve të cilat gjatë gjithë këtyre viteve i janë veshur kësaj marrëdhënie.Sigurisht dhe mundësi të komunikimit s’ka patur. Mungesa e komunikimit krijon barriera shumë më të mëdha se sa komunikimi në vetvete. Unë nuk shoh sot me problem atë që më pyesni të gjithë, sepse më duket sikur duhet patjetër të prisni një përgjigje për të kuptuar se si do të sillet Kryeministri. Problemi më i madhe që shoh unë sot është se serbia nuk ka ndërmend që të vendosë një marrëdhënie të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, nuk ka ndërmend të respektojë identitetin kombëtarë të një vendi tjetër.Ajo që shoh me kaq shumë shqetësim është se ka një tym kaq të madh në inspektim të këtyre parimeve për të cilat bëjnë be e rrufe se janë pro, në rrugën për të shkuar drejt Bashkimit Europian. Kjo më duket një tallje e madhe me të gjithë, më duket një tallje e madhe me Bashkimin Europian nga njëra anë, e cila e përsëris i dha Serbisë mundësinë të ecte më parë se sa vendet e tjera. Sigurisht që Serbia dëmtoi veten shumë, ndërtoi menjëherë një lloj deliri se ishte lokumotiva në Ballkan me prishhjen e ish-Jugosllavisë dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe me hapjen e negociatave.Ndërkohë ne e dimë që Shqipëria për problematikat e politikës së brendshme, Kosova nga ana tjetër nuk e kishte këtë mundësi , kemi një Bosnje e cila është në rremujë të plotë, kemi Malin e Zi i cili është një shtet i vogël, kemi Maqedoninë që ka probbleme të tjera etnike. Dukej sikur me një delirë vendosi të dilte prap vetë e para, për të thënë se ne e drejtojmë procesin dhe ne jemi të parët e Ballkanit. Shto këtu edhe mbështetje të tjera të cilat vijnë nga vizita e djeshme e cila ishte në ceremoninë e tankeve në Beograd.Patrik Sadikaj: Ka pasur një tutelë dhe një dashamirësi shumë të çuditshme nga Bashkimi Europian.Majlinda Bregu: Nganjëherë zgjidhet më problematiku për t’i dhënë mundësi që të shkëputet dhe për t’i treguar se kjo është rruga e drejtë nëse do të jesh, prandaj shtrohu dhe ec nëse mundesh. Nëse me të vërtetë e ke seriozisht që do të shkëputesh nga makthet e të kaluarës.Patrik Sadikaj: Me këtë qellim besoni që e ka bërë Bashkimim Europian, zoti Gyle pikë së pari që ka qënë shpesh në Borgrad.Majlinda Bregu: Zoti Fyle nuk ka qënë ai i vetmi që merrte vendime për Serbinë. Ju përmenda episodin në ceremoninë e Presidentit Nikoliç, ku refuzuan shumë homolog të tij për të shkuar, por unë besoj se në rast se duhet të vritet një herë e mirë ideja se në Ballkan mund të marrësh flakë për hiç gjë, duhet se anëtarësimi drejt Bashkimit Europian të jetë një prespektivë e qartë për të gjitha vendet.Pa standarte të dyfishta, ku gjithsecili t’a ndjejë se ky është një proces i bazuar në ato kritere që Bashkimi Europian në mënyrë rigiroze kërkon që të jenë të zbatueshme dhe i ka të monitorueshme për çdo vend, ku një nga kriteret kryesore për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal, ruajtja dhe promovimi i paqes dhe stabiliteti në këtë rajon.Këto janë arsye të mjaftueshme për çdo mendje të shëndoshë, për çdo politikan i cili ka vendosur të shohë përpara dhe jo të ktehehet pas, por për ata politkanë mbi të gjitha, të cilët duhet t’a fillojnë ecjen përpara duke pranuar se çfarë kanë bërë pas dhe jo duke mohuar siç ishte në rastin e Nikoliçit apo të tjerëve me rradhë.Intervista e plotë e Majlinda Bregut në Ora News