Nis rehabilitimi i lumit të Tiranës, Basha: Nga bombë ekologjike, në oaz

Tiranë- Qytetarët, banesat e të cilëve u përmbytën vitin e kaluar nga lumi i Tiranës kërkojnë dëmshpërblimin që i ka premtuar qeveria, pasi dëmet që kanë pësuar kanë qenë të mëdha.Edhe pse pjesa më e madhe e shtëpive të ndërtuara buzë lumit janë pa leje, banorët e kësaj zone shpresojnë që shtëpitë e tyre të mos përmbyten në të ardhmen.Gjatë inspektimit të punimeve për pastrimin e lumit, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, u shpreh se me anë të kësaj ndërhyrjeje Tiranës do ti shtohet mbi 1 milion metër katror gjelbërim. Basha i kërkoi qeverisë që të mos vazhdojë politikën bllokuese.“Qëllimi i menjëhershëm i projektit është të parandalojë edhe situata të tmerrshme që kaluan banorët e kësaj zone vitin e kaluar, gjatë përmbytjeve, t’i parandalojë këto një herë e përgjithmonë, prandaj po ta vini re lumi është me dy breza.Jam i vendosur që projektin që e kemi nisur brenda kohës më të shkurtër, që nga hartimi i tij, ta çojmë përpara, sikundër i bëj thirrje qeverisë të heqë dorë nga politikat bllokuese, të depozitojë firmat e zyrtarëve të Bashkisë pranë Fondit të Abu Dabit, e ti japë fund një praktike që sipas donatorëve nuk është parë as në Afrikën Ekuatoriale, të bllokimit të një vepre madhore që i shërben drejtpërdrejtë mbi 200 mijë qytetarëve.”Përgjatë gjithë gjatësisë së lumit prej 7 km janë hequr rreth 600.000 m³ mbeturina të depozituara gjatë 30 viteve të fundit.Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se me fondin e Au Dabit që pjese e financimit të bëhet edhe 1.5 km të tjera të gjatësisë se lumit, të shtrihet në zonë urbane duke e çuar në 8.5 km gjithë gjatësinë ku do të ndërhyhet nga bashkia e Tiranës për rehabilitimin e tij .