Avioni sekret zbret në tokë
Një avion pa pilot amerikan u kthye në tokë pasi udhëtoi në hapësirë për rreth dy vjet.Ushtria amerikane zbarkoi avionin robot X-37b në bazën e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni, duke i dhënë fund misionit 22 mujor, i treti në orbitë për programin eksperimental.Sipas forcave Ajrore, avioni robot, me gjatësi 9 metra dhe me krahë që i ngjan një shatëlli të NASA-s në miniaturë, preku tokën në orën 9.24 minuta me orën lokale në bazën ajrore të Costal, 258 km në veriperëndim të Los Angeles.X-37B, me bordin e tij pa pilot, u nis në udhëtimin në hapësirë nga baza e ajrore e Floridas me 11 dhjetor të 2012, duke shpenzuar në orbitë 674 ditë.Misioni ka qenë top secret dhe ende nuk dihet qëllimi i saktë këtij eksperimenti .Ky është misioni i tretë për programin, i cili filloi në vitin 1999 dhe aktualisht drejtohet nga Zyra e Forcave Ajrore të Shpejta.Avioni i parë u nis në prill të vitit 2010 dhe u kthye pas tetë muajsh, kurse i dyti u nis në në mars të 2011 dhe qëndroi në hapësirë 15 muaj.Gjithashtu flitet se ka një mision të katërt, i cili është planifikuar të niset nga Florida në vitin 2015.