Mjeku amerikan që ndihmoi UÇK-në: Ja çfarë ndodhi në spitalin e Kukësit

Specialisti amerikan i kirurgjisë, Willard L. Noyes, pas pesëmbëdhjetë viteve ka ndarë me KosovaPress-in, kujtimet e tij në Shqipëri, ku ai ndihmonte civilët dhe ushtarët e plagosur. Kishte lënë LasVegasin dhe jetën e tij atje, e tani flet rreth asaj se çka ka ndodhur në Spitalin e Kukësit.Ai ka rrëfyer si arriti të shkoj në vitin 1999 në Tiranë dhe prej aty në Kukës, si dhe përshtypjen dhe spekulimet rreth Spitalit të Kukësit, ku ndihmoi të plagosurit. Dr. Noyes thotë se shikuar lajmet, pa për masakrat e serbëve mbi kosovarët e Kosovës.Noyse: Ai ishte vendi që mund të kontribuoja“Nuk kisha dëgjuar kurrë për Kosovën më parë me sa mbaj mend dhe nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë, nuk jam shqiptar me gjak por u bëra pothuajse njëherësh kurioz, dhe kisha dy vjet që kisha dalë në pension, prandaj, mendova se kishte një vend më të mirë për të kryer punën që unë dija ta bëja, pra, mjekësinë dhe kirurgjinë”, ka thënë ai.Ai tregon se si menjëherë ka filluar interesimin për të ardhur në Tiranë, ku morri ofertën për Kukës nga menaxherja e trupit ndërkombëtar të mjekëve, megjithatë, ajo i rekomandoi që para se të shkonte të lexonte një artikull tepër negativ për spitalin e Kukësit.Noyse: Desha të kujdesem për luftëtarët e UÇK-së“Prandaj, menaxherja në Tiranë mendoj se do të kisha probleme kur të mbërrija atje sepse nga ato që kishin shkruar kolegët e mëparshëm se sa i keq ishte spitali i Kukësit, po unë thashë "jo dua të shkoj. " nuk e dija ç'më priste por nuk e vrava shumë mendjen për këtë. Kisha besim në vete se do të isha në gjendje të hyja në spital dhe të bëja atë për të cilën kisha ardhur.....Vajta aty për të vizituar Kosovën e Shqipërinë gjatë luftës dhe për t'u kujdesur për luftëtarët e UÇK-së”, ka thënë ai.Noyse: Dëshiroja t’i ndihmoja në shërimin e djalit të vogël“Gjetëm një rrëmujë aty në atë që e quanin dhoma e urgjencës por që ishte thjesht një dhomë me një barrelë në të, dhe aty ishte një djalë i vogël 7-8 vjeç të cilit i kishte shpërthyer granata në dorë dhe ia kishte prerë dorën e djathtë, copëzat e metalit e kishin dëmtuar dhe verbuar e kështu me radhë. Unë rashë mu në mes të rrëmujës, spitali ishte plot me anëtarët e familjes dhe kalimtarë dhe mjekët shqiptarë ishin aty. Dr. NoyesShaqir Shehu ishte kirurgu ortopedik aty në Spitalin e Kukësit dhe po kujdesej për djalin, dhe ai e kishte çuar në sallën e operacionit........., ndërsa, ai bëhej gati për të nisur operacionin tek djali i vogël. Pra, i thashë që edhe unë isha kirurg e dëshiroja ta ndihmoja, ai më ftoj të merrja pjesë në operacion si asistent dhe unë e bëra, ai ekzaminoi dorën e prerë tek kyçi dhe unë hoqa copat e metalit nga gjoksi i djalit, si edhe mjekova plagët në fytyrë dhe gjoks”, ka thënë ai.Ai kujton edhe plagosjen e ushtarëve të UCK-së.:Një ushtar na erdhi i vdekur“Më duket se ditën tjetër apo fundjavën tjetër, duhet të kontrolloj shënimet e mia, tre ose katër ushtarë të plagosur të UÇK-së, erdhën në klinikë. Kryekirurgu i Tiranës ishte në Kukës atë fundjavë kur i sollën ushtarët. Më kujtohet njëri ishte qëlluar në kokë dhe na erdhi i vdekur, një ishte qëlluar në kraharor dhe tjetri në anën e djathtë të barkut. Mjeku nga Tirana po punonte me të plagosurin në bark.Unë i vura një tub në kraharor ushtarit që ishte plagosur atje, dhe po mjekoja atë, pastaj ne u futëm në sallën e operacionit ku e asistova kirurgun nga Tirana dhe pastruam zorrën nga ana e djathtë nga pjesët e plagosura dhe rirregulluam aparatin tretës pasi hoqëm pjesën e plagosur dhe ai ushtar jetoi. Kjo ishte njohja ime me spitalin.Mendoj se në ato kushte, dhe çfarë kishte ndodhur më parë me artikullin e gazetës., nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur më parë, unë mbase nuk do të isha lejuar në atë spital për të mjekuar sepse unë isha nga e njëjta organizatë”, ka thënë ai.Ai shton se nuk ka parë gabimet e përshkruara gjatë kohës që ishte aty për 6 javë.Sipas tij, mjekët ishin shumë të përkushtuar dhe nuk e vërtetonin profilin e keqpërshkruar në gazetë nga ata mjekët e tjerë që ishin larguar.