Fajin e ka droni? Digjet flamuri shqiptar në Beograd

Beograd- Nuk duhet një dron dhe as një flamur me simbole shqiptare për të ndezur gjakrat nacionaliste të serbëve.Një fakt të tillë e provoi më së miri ndeshja e sotme, në të njëjtin stadium, por tashmë tifozët nuk kishin përballë në fushë kombëtaren shqiptare, por dy skuadrat kryeqytetase, Partizani dhe Crvena Zvezdës.Pas dhunës dhe jofutbollit ndaj kombëtares shqiptare, serbët treguan se dinë të flasin vetëm me një gjuhë dhe janë larg civilizimit dhe sportit. 90 minutat e ndeshjes kanë shpërfaqur të njëjtën panoramë që shoqëroi ndeshjen e 14 tetorit edhe pse të dyja skuadrat ishin serbe.Ndeshja u ndërpre në minutën e shtatë të takimit për shkak të incidenteve dhe hedhjes së mjeteve piroteknike në stadium. Arbitri i ndeshjes i dërgoi lojtarët nëpër bankat e tyre.Gjyqtari i tha delegatit të ndeshjes se nëse ndodhte edhe një incident i tillë, për shkak se asgjë nuk shihej në fushë, do të ndërpriste takimin dhe do t’i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 11-të rifilloi takimi.E kur flasim për mesazhe politike, aty ishte një banderolë e madhe me mbishkrimin “Kosova është serbi” ndërsa u djeg edhe flamuri shqiptar.