Lutja e Ambrës që i solli fitoren kampionit të boksit, shpërtheu në ring
Boksieri shqiptar, Gjetan Keta, arriti një tjetër fitore, këtë herë përballë rusit Marat Kazev në duelin për titullin euro-aziatik kategoria WBC.Por Keta nuk është vetëm një kampion në boks, por dhe një njeri human.Në këtë ditë të rëndësishme për të, një mesazh shumë special i vjen nga Mynihu i Gjermanisë nga një njeri po aq special për të.“Kampioni im sot eshte dita jote,...Do doja shume te isha aty sot dhe te te ndiqja nga afer por dua te dish qe zemra ime brohoret qe nga spitali i Mynihut.Uroj dhe i lutem Zotit qe te fitosh edhe pse diçka brenda zemres time me thote qe do na krenosh siç ke bere gjithmone.Gjithe shqipetaret duhet te krenohen me ty sot sepse ti Kampion i dashur bere qe shume vende te botes te kthejne syte nga ti,nga vendlindja jote Bulqiza.Faleminderit qe na percjell emocione te tilla!”Ky është mesazhi që Ambra Meda, adoleshentja nga Tirana që po lufton me kancerin në spitalin e Mynihut i dërgon njeriut dhe familjes së tij, të cilët iu gjendën në ditën e saj më të vështirë. Gjetani dhe vëllai i tij Ismaili kanë kontribuar financiarisht që Ambra të dalë fitimtare përballë sëmundjes vdekjeprurese te kancerit .