Beograd, aksidentohet me makinë kryeministri Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2014, 10:55
Beograd- Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është përfshirë në një aksident rrugor pranë Akademisë së Ushtrisë gjatë paradites së të premtes së 17 tetorit teksa po lëvizte me makinën e tij tip “Skoda”.
Aksidenti ka qenë i lehtë dhe kryeministri serb është shprehur për mediat vendase se nuk ishte lënduar.“Nuk jam lënduar” mësohet t’i ketë thënë “kurir” ndërsa jo zyrtarisht nga kjo media serbe mësohetse hetimet po kryhen nga policia ushtarake dhe hetimet po kryhen në sekret të plotë.