Hetimet paralamentare për KLD-në, Braho: Të shkarkohen të gjithë
Tiranë-Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka rezultuar "fatal" për mandatin e dy anëtarëve Elvis Çefa dhe Luzlim Lelçaj në këtë institucion.Komisioni ka dalë në përfundim se dy anëtarët kanë lejuar shkelje ligjore dhe kushtetuese në këtë institucion me emërimin dhe promovimin e gjyqtarëve, ndaj i propozojnë Parlamentit shkarkimin e tyre.Vetë Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, do të deklaronte disa ditë më parë, se përgjegjësi për punën e KLD-se kanë të gjithë anëtarët, përfshirë dhe kryetarin, Presidentin Bujar Nishani.Dhe vetë Komsioni këtë e ka të qartë, ndaj ka mjaftuar një kërkesë e deputetit Spartak Braho, për të lënë të hapur mundësinë për një objekt të ri hetimor, këtë radhe me shënjestër Presidentin.“Kjo KLD është kthyer në batak, kënetë. Në sytë e opinionit kombëtar kështu përcaktohet. Këtu nuk është për tu shkarkuar vetëm Elvis Çefa e Lulzim Lelçaj. Këta janë për tu shkarkuar të rërë pasi janë pajtuar me siuatën. Këto shkelje nuk janë pa dashje, janë bërë me vetëdije. Ne nuk kemi patur një KLD kemi patur një bandë që drejton drejtësinë shqiptare.Ne e pamë vetë që ata të dy ishin të mbaruar dhe thanë ketu vetëm artifica se gjoja komisioni është antikushtetues. Në raport duhet të përfshihet dhe përgjegjësia e kryetarit të KLD-së, ne nuk mund të mbyllim sytë. Duhet të evidentohet përgjegjësia e Bujar Nishanit pse e ka lejuar këtë” tha Braho.Presidenti, Bujar Nishani, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e konsideroi Komisionin një praktikë të paprecedentë dhe të papranueshme, ku sipas tij disa parlamentarë shfrytëzojnë një pushtet të caktuar, për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të KLD-së.Raporti i Komisionit Hetimor do ti dorëzohet zyrtarisht të hënën Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që të enjten deputetët e mazhorancës do të votojnë për shkarkimin e dy anëtarëve Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.