S'ndalen replikat, Vuçiç: Shqipëria e madhe makthi ynë. Rama: S'është projekti jonë

Tirane- Pavarësisht sinjaleve indirekte që vijnë nga homologu i tij serb për të anuluar vizitën në Beograd, kryeministri Edi Rama është i vendosur për të shkuar në Serbi më 22 tetor.Por në një intervistë për CNN, kreu i qeverisë shqiptare tha se realizimi apo jo i vizitës është në dorën e Beogradit zyrtar.“Është takimi i parë që do të bëjnë dy kryeministrat pas 68 vjetësh, pas shumë problemesh që kanë kaluar këto dy vende dhe unë mendoj se politika nuk duhet të orientohet nga një ndeshje futbolli dhe duhet të ecim përpara. Jam i gatshëm që të shkoj në Beograd, por është në dorën e tyre për të më ftuar. Kohë më parë kemi rënë dakord që do të takohemi,” tha Rama.Kryeministri Rama shprehu keqardhje që ngjarjet që ndodhën në stadium, u vazhduan edhe nga politika shtetërore serbe.“Fatkeqësi që ajo që ndodhi vazhdoi në kanalet e politikës serbe. Politika nuk duhet të ndikohet nga një ndeshje futbolli.”Gjatë intervistës Rama përsëriti se Dronin nuk e drejtonte vëllai i tij, dhe asnjë nga 45 shqiptarët e pranishëm në stadium.“Nuk mund të ishte vëllai im, madje asnjë nga 45 shqiptarët që ishin të pranishëm në stadium, sepse tifozë nuk kishte për të shmangur cdo lloj incidenti. Droni erdhi nga jashtë stadiumit, si mund të ketë qenë vëllai im.Intevista e Ramës në CNN u parapri nga një twitter ku kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi gjuhën angleze për të deklaruar se Shqipëria e Madhe është makth i Serbisë dhe jo projekt i shqiptarëve.“Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne!” shkruan RamaHomologu i tij serb Vuçiç zgjodhi të njëjtin rrjet social dhe gjuhë për tju përgjigjur.“Njerëzit që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë kanë absolutisht të drejtë. Por jo vetëm makth i yni, por edhe i Evropës, ankth i gjithë njerëzimit. Ne do të bëjmë gjithçka për ta parandaluar këtë.