Fier, vështirë të punësohesh përmes Zyrës së Punës, mosha në prag pensioni më pak e preferuar
Fier - Në Fier papunësia rëndon më shumë grupmoshat në prag pensioni mbi 50 vjeç dhe të rinjtë pa eksperiencë pune. Edhe pse po bënë 90 ditë prej inagurimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit nga Kryeministri Edi Rama, të pakta janë punësimet e ofruara. Kjo për shkak të kritereve të shumta që vendosin bizneset private në përzgjedhjen e punëdhënesit.Raste ka nga më të shumtat edhe për romët, të cilët tregojnë se kanë humbur vendin e punës prej diskriminimit pavarësisht kualifikimeve përkatëse.Zyrat e punës ofrojnë vende të lira të paraqitura nga bizneset private që operojnë në rrethin e Fierit ndërkohë që këto të fundit me kriteret e tyre nuk punësojnë pa eksperiencë pune apo moshat madhore. Pjesa më e madhe e shoqërisë përbëhet nga kjo grupmoshë ndaj natyrshëm lind pyetja: Sa mundësi reale për tu punësuar kanë këta persona shumica e tyre kryefamiljarë?./nzh/oranews online/