Media greke: “Lazarati” i nxori Derviçanit inatin e Serbisë, 45 min terror minoritetit
Sulm provokues në Derviçan, i kanë quajtur mediat greke festimet që janë zhvilluar në këtë fshat, mbrëmjen e 14 tetorit, pas incidenteve në ndeshjen mes ekipit kombëtar shqiptar dhe Serbisë në Beograd."Këto nuk ishin festime por një sulm provokues kundër anëtarëve të Minoritetit Kombëtar grek në Shqipëri, ku u demonstrua "civilizimi evropian" dhe nacionalizmi i shqiptarëve", shkruajnë mediat greke."Në mënyrë të veçantë, banorët e Lazaratit, fshati i famshëm për kultivimin e hashashit, pasi kanë krijuar një rradhë të gjatë me automjete kanë hyrë në Derviçan nën thirrjet "Do t`ju djegim, të krishterë", duke ju kujtuar atyre se çfarë ndodhi në Stamboll në vitin 1955, dhe me parulla kundër Greqisë dhe helenizmit", citojnë më poshtë mediat greke.Por akuzat vazhdojnë më tej duke theksuar se -"shqiptarët nuk u mjaftuan vetëm me slogane, por kanë vazhduar edhe me sulmet dhe plagosjen e disa banorëve të Derviçanit, duke u endur për disa orë me makinat e tyre në rrugët e fshatit. Ata kanë friksuar banorët të cilët nuk kanë pasur mundësira për të reaguar.Sipas informacioneve janë dëgjuar edhe të shtëna, të cilat vinin nga banorët e Derviçanit, që kanë gjuajtur në ajër për të frikësuar personat me makina. Ndërsa disa banorë i kanë rënë këmbanave të kishës së fshatit, për tu mbledhur të gjithë banorët dhe ti kundërpërgjigjen sfidës së shqiptarëve."Ndërkohë media greke "protothema.gr", citon edhe një koment të gazetarit shqiptar Telnis Skuqi, i cili jeton dhe punon në Gjirokastër:"Të terrorizosh për 45 minuta një fshat të tërë me pakica kombëtare, të shkatërrosh automjetet në emër të "patriotizmit ", unë këtë e quaj barbarizëm. Dhe pikërisht kjo po ndodh tani në fshatin Derviçan, i cili ndodhet rreth 5 km nga Gjirokastra.Mbi 100 "patriotë" nga jugu kanë terrorizuar të paktën dy mijë banorë të fshatit, dhe policia shqiptare, jo vetëm që nuk di si të menaxhojë një situatë të tillë, por nuk është në gjendje as të garantojë jetën e dy gazetarëve që guxuan të shkonin në vendin e ngjarjes. Që të jesh patriot nuk do të thotë që të terrorizosh një komb tjetër, përkundrazi, patriotizëm do të thotë të respektosh një popull tjetër. Mjaft më me "patriotizmin" mesjetar. Ne jemi në vitin 2014 ".Lidhur me kete incident, gjate dites se sotme Ambasadori i Greqisë në Tiranë dorëzoi një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë./nzh/oranews online/