Aksident në Rrugën e Kombit, 3 të plagosur

Tre të plagosur dy prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur pranë Fushë Milotit në aksin Laç-Lezhë.Një automjet me targa kosovare i drejtuar nga 53-vjeçari Mehmet Gashi ëhstë përplasur me një tjetër mjet me targa Tirane i drejtuar nga Aleksandër Xhelo 54 vjec nga Tirana.Mësohet se në aksident ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit ende nuk dihet, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.Të tre të plagosur u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumave.Ndërkohë policia pasi mbërriti në vendngjarje nisi hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.[caption id="attachment_403091" align="alignright" width="1021"]milot asident Në foto: Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit[/caption]