Shqiptarët firmosin peticionin online: UEFA, dëno racizmin

Tiranë - Shqiptarët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online, me anë të të cilit, t’i bëjnë të qartë UEFA-s se Serbia duhet të hetohet për racizëm kundër shqiptarëve në stadiumin e Beogradit dhe jo për probleme në fushë. Peticioni është organizuar nga “Mjaft” dhe i drejtohet UEFA-s.Në peticion sqarohet se me anë të këtij peticioni, të nënshkruarit kërkojnë nga UEFA të hetojnë thirrjet raciste dhe ksenofobe "Vrit, masakro, që shqiptari të mos ekzistojë”, të cilat u kënduan në kor nga tifozët serbë gjatë ndeshjes. Këto thirrje përbëjnë shkelje të neneve 14 dhe 15 të Rregullores së Disiplinës së UEFA-s. Vetëm në 24 orë, ai ëhstë firmosur nga më shumë se 14 mijë persona.KLIKONI KËTU PËR TË NËNSHKRUAR PETICIONINar.sh/Oranews.tv