“Tonight Ilva Tare”, Shulku: Dhuna ndaj kombëtares, para, gjatë dhe pas ndeshjes
Tiranë-24 orë pas ndeshjes, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka rrëfyer atë çka ndodhi në stadiumin e Beogradit, në lidhje me incidentet në ndeshjen që u zhvillua më 14 tetor mes Serbisë dhe Shqipërisë.Ilir Shulku tregon “Tonight Ilva Tare” se është ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe psikologjike, ndaj lojtarëve të kombëtares, madje tifozët serbë kanë ulur edhe pantallonat.Po ashtu Shulku thote se UEFA nuk ka dhënë urdhër që ndeshja të fillojë, ata kanë pyetur dhe i është shpjeguar se nuk luhet në atë situatë të tensionuar.Dhuna ndaj kombetares para, gjate dhe pas ndeshjesSipas Shulkut, dhuna ndaj kombëtares shqiptare ka qenë e vazhdueshme, para, gjatë dhe pas ndeshjes. Shulku tregon se ka qenë me Presidentin Duka, 5 metër larg uliganëve të Serbisë dhe ata ulnin pantallonat poshtë. Për të gjitha këto veprime, Shulku thotë se nuk kanë bërë asnjë veprim tjetër përveçse kanë vënë në dijeni delegatin e ndeshjes.“Ekipi është goditur, autobusi është goditur gjatë udhëtimit. Janë të gjitha të dokumentuara dhe momenti i shkuarjes në stadium autobusi është goditur me mjete të forta gjatë rrugës për në stadium. Kur ekpi është futur në dhomat e zhveshjes, është procedura e tillë që gjithë ekipi del në fushën e lojës, te ky moment kam qenë unë, presidenti Duka, zvendëspresidentët. Realisht kam luajtur shumë vite futboll, por agresivitet të tillë nuk kam parë në jetën timë. Tek tuneli ku dilnin lojtarët, në momentin kur kanë dalë për të parë fushën, prapa ishte kjo pjesa e uliganëve, ndoshta kanë qenë ata me shprehjet në fushë, që ju tashme i dini dhe në këtë moment është goditur me gurë dhe sende të forta në fushë. Kam qenë me presidentin Duka 5 metra më tutje, në prani të forcave të policisë dhe tifozat serbë kanë ulur pantallonat poshtë. Megjithatë në asnjë moment nuk kemi vepruar, asgjë tjetër përveçëse kemi vënë në dijeni delegatin e ndeshjes për këto xheste. Ofendimet dhe vritini shqiptarët, që në momentin kur kemi hyrë në stadium dhe deri kur u prish ndeshja, këto ishin rutinë pastaj”, tha Shulku.Shulku: UEFA nuk ka urdhëruar që loja të vazhdojë, Cana firmosi deklaratën “Në momentin kur UEFA thotë që Shqipëria ka refuzuar të luajë, kjo nuk është fare e vërtetë, sepse nga kontaktet që është bërë me UEFA-n dhe me arbitrin e ndeshjes është thenë vetëm kjo fjalë nga ata: A jeni në gjendje për ta vazhduar lojën dhe mirë është që ta vazhdoni, por në asnjë moment nuk kanë thënë që ju duhet ta vazhdoni lojën. Këtu ndahen dy kahe të kundërta. Kapiteni Cana ka firmosur një deklaratë, që lojtarët janë të dëmtuar fizikisht mentalisht dhe psikologjikisht dhe për këtë arsye në sytë e përfaqësuesve të UEFA-s kjo është bërë evidente. Kjo ka qenë deklarata që ka firmosur Lorik Cana”