Linja e re Ersekë-Përmet, Gjiknuri: Investimet sjellin qëndrueshmëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 21:17
Investimet në sektorin e energjisë janë të domosdoshme për të krijuar qëndrueshmëri në çmime.Ministri i Industrisë dhe Energjisë,Damian Gjiknuri, ka marrë pjesë në inagurimin e linjës 110 kw Ersekë –Përmet, nga ku deklaroi se siguria e furnizimit energjitik me një kosto të pranueshme, është bazë për zhvillimin ekonomik të një vendi.Ky projekt financohet nga një kredi e Qeverisë Gjermane nëpërmjet bankës Kfw. Linja e ndërtuar Ersekë-Përmet është pjesë e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kw të Jugut të Shqipërisë.Segmenti Ersekë-Përmet, i cili tanimë ka përfunduar në kohë rekord dhe vendosur në funksion ka një gjatësi prej 55.7 kilometër.