CNN: Droni me flamurin shqiptar kontrollohej nga Olsi Rama
Mediat serbe po akuzojnë vëllanë e kryeminsitrit, Olsi Rama, se ka qenë personi që ka komanduar flamurin valëvitës në stadiumin. Por ky i fundit ka përgënjeshtruar dje në mbrëmje lajmin, ndërsa gjatë ditës së sotme ka shmangur çdo koment për gazetarët.Është e paqartë nëse Olsi Rama është ndalur në në momentet kur është ndërprerë ndeshja, por nga burime të besuara mësohet se në komunikimet me policinë serbe u ka bërë me dije atyre se është shtetas amerikan.Ndërkohë CNN duke cituar një zyrtar serbe thotë se objekti i telekomanduar që pasqyronte një hartë të Shqipërisë Etnike të mbuluar nga simbolet kombëtare mbi stadiumin e Beogradit kontrollohej nga vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.I njejti burim shton se vëllai i Ramës është arrestuar dhe më pas dërguar për në Shqipëri. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se Olsi Ramës, ka mohuar akuzat dhe ka bërë të ditur se nuk ka fare të bëjë me incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.Madje deklaroi se as nuk ishte arrestuar apo ndaluar nga forcat e rendit para, gjatë apo pas ndeshjes. Ai pranoi se situata u bë kaotike pas ndërprerjes së ndeshjes kur policia kërkoi të kontrollonte pasaportat e të gjithë të pranishmëve.Olsi Rama tha se u kishte treguar pasaportën amerikane që zotëron dhe kameran që mbante në duar, i cili me sa duket ka qenë shkaku i dyshimeve të autoriteteve serbe.Ai ka pranuar për mediat se vetëm po e fotografonte banerin fluturues, ndërsa përshkonte hapësirën e stadiumit dhe se i kishte pëlqyer shfaqja, edhe pse nuk kishte fare të bënte me të.Ai gjithashtu përgëzoi lojtarët shqiptarë për sjelljen e tyre sportive dhe dinjitoze në Beograd dhe shprehu keqardhjen se vendasit kishin lejuar që situata të përshkallëzohej në atë mënyrë sa u desh edhe ndërprerja e ndeshjes.