Të dhunuar dhe fajtorë, MPJ e Serbisë notë proteste Shqipërisë

Të dhunuar dhe fajtorë, MPJ e Serbisë notë proteste ShqipërisëSerbi- Duke paksa absurde, po megjithëse lojtarët tanë të kombëtares së futbollit u dhunuan në fushën e gjelbërt të Serbisë, kjo e fundit ka adresuar një note proste në drejtim të qeverisë shqiptare.Ka qenë Ministria e Jashtme serbe, e cila ka thirrur Amabsadorin tonë në Beograd, Ilir Boçka, ku i ka dorëzuar dhe notën e protestës.7Boçka u fut në Ministri rreth orës 15:40 të pasdites, ndërsa ka refuzuar të flasë për gazetarët.8“Ministria e Jashtme e Serbisë ka dënuar fuqishëm incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, duke e cilësuar një provokim politik të paramenduar dhe planifikuar " me qëllim që të shkaktojnë trazira në Beograd, për të hedhur hije mbi faktin se Serbia është kudnër kursit të bashkëpunimit rajonal”thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.Ministria e Jashtme serbe theksoi se Serbia "nuk mund të mbajë përgjegjës për provokime të papërgjegjshme të të ftuarve shqiptarë dhe do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, si e vetmja mënyrë për të kapërcyer problemet e mundshme".