Islami: Incidenti mund të ishte parandaluar, vizita e Ramës marketing politik

Tiranë - “Lufta me armë ka mbaruar, por hijet e së kaluarës vazhdojnë të mbeten prezente në të tashmen”, kështu e ka përkufizuar ish-Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, incidentin e djeshëm që ndodhi në stadiumin Partizani, në Beograd, gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri –Serbi.Në një intervistë në RTV “Ora News”, me gazetaren Klementina Cenkollari, Islami tha se qeveria shqiptare mund t’a kishte parandaluar një incident të tillë, me marrjen e masave me një intensitet më të madh, duke i kërkuar palës serbe shpjegime për kërkesat e vendosura, për zhvillimin e ndeshjes në kushte jonormale.“Lufta me armë ka mbaruar, por hijet e së kaluarës vazhdojnë të mbeten prezente në të tashmë dhe shpeshherë ato frenojnë dhe ngadalsojnë procesin e të ardhmes. Ky fakt u vërtetua edhe në këtë ndeshje dhe nuk u mor asnjë lloj mase. Po të ishin analizuar me kujdes, ndeshja në rradhë të parë, - një ndeshje ku nuk është në kushtet normale, ku mungojnë tifozët, ku nuk lejohen simbolet, ku ekipet shoqërohen me policë, - mund të ishte shmangur, mund të ishte shtyrë, mund të ishte bërë në ndonjë fushë asnjanëse.Dhe këtë gjë mund t’a bentë qeveria shqiptare me një intensitet më të madhe, duke i kërkuar palës serbe të mos lejojë të lexohen deklarata pas incidentit. Në këtë rast mund të ishte parandaluar ky incident dhe mund të prodhonte më pak efekte negative dhe pasoja negative, se sa ndodhi kur ky incidenti dhe u bë prezent në ndeshje” – tha Islami.Vizitën e kryeministrit Rama me homologun serb Vuçiç, me 22 tetor, Islami e ka cilësuar si një vizitë që ka qellim kryesor marketingun politik, sipas tij, një mënyrë kjo, për të fituar pikë në sytë e komunitetit ndërkombëtar.“Duam apo s’duam kjo ngjarje ka marrë edhe dimensionin e saj politik. Duke patur parasysh, këtu shikoj një dilitantizëm në momentin që përgatitet një vizitë e Kryeministrit, - që unë nuk e di cili është qellimi kryesor i kësaj vizite, sepse në përgjithësi Kryeministri jonë mundohet të bëjë vizita të karakterit të marketingut; më shkon mendja që ajo që po ndodh tani, si ngjarja me armët kimike ku flasin vetëm disa vetë, thonë “që kemi bërë kështu” dhe asgjë nuk dihet se çfarë është bërë më përpara.Kërkon të përfitohet vetëm politikisht dhe me sa duket qellimi i vizitës ka qënë vetëm një marketing politik, për të fituar pikë në sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë. Por fakti është se sot ka pasur një shkëmbim replikash shumë të ashpra midis Kryeministrave dhe Ministrave të Jashtëm” - deklaroi Islami.Ndërsa lidhur me flamurin që u valvit në stadiumin serb, në minutën e 42, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave, asaj shqiptare dhe serbe, ish-Ministri i Jashtëm u shpreh:“Nuk ka asnjë lloj arsye për të prodhuar dhunë në stadium. Është e gabuar që gjithçka të lidhet me çështjen e flamurit, për më tepër elementet e tjerë ishin prezent para se të ulej flamuri në stadiumin e Beogradit” – shtoi ai.