Ndryshon Kodi Rrugor,10 fishohen gjobat për atë që dëmton sinjalistikën
Tiranë- Sinjalistika rrugure në Shqipëri në shumë raste shkon për skrap, e për këtë Ministria e Transporteve, ka vendosur të ndryshojë kodin rrugor, duke 10 fishuar gjobat për personat dëmtues.“ Në gjobat që janë rritur në ndryshimet e kaluara kanë qenë thjesht për aksidentet, ose shkeljet që reflektoheshin me aksidente. Kurse këto gjoba që ndryshojmë neve janë për ata persona të cilët dëmtojnë sinjalistikën rrugore, që indirekt sjellin dhe pasoja në aksidente” tha përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve.Përtej diskutimeve serioze për kodin rrugor, deputetët e mazhorancës nuk kanë kursyer batutat me zyrtarët e qeverisë që parashikuan rënie në perqindje të sakta të vdekshmërisë nga aksidentet.Fatmir Xhafaj: Pse keni filluar të parashikoni vdekjet në rrugë?Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve: PoXhafaj: Poo?Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve: Po. Më dëgjoni. Çdo muaj në bashkëpunim me policinë rrugore ne kemi grafikisht aksidentet me pasojë vdekjen të çdo muaji dhe çdo viti dhe deri tani jemi 23% më pak sesa vjet për këtë periudhë. Besojmë se dhjetori ka një çikë, sepse vinë emigrantët. Dhe themi që viti 2014 do të ketë rreth 20% vdekje më pak sesa viti 2013.Xhafaj: Do të bëni dhe rolin e agjencive funerale? Ok , ok.Këto ndryshime janë ndërhyrje emergjente, por Ministria e Transporteve mendon se shumë shpejt do lind nevoja për një kod të ri rrugor me udhëhqjen e ndërkombëtarëve.“ Është një plan që mund të jetë dyvjeçar, trevjeçar për bërjen e një kodi të ri rrugior, pasi arnimet e herëpashershme kërkojnë ndoshta një kod të ri rrugor me asistencën e BE-së”.Një ndryshim tjetër i rëndësishëm në kodin rrugor, është vlerësimi që do ti bëhet personave që kërkoi të paisen me patentë mbi marrdhënien me drogën dhe alkoolin.