Vokshi: Nëse BE s'komenton ndeshje, pse Koçijançiç vlerëson policinë serbe

Tiranë – Deputetja demokrate Albana Vokshi e ka parë me sy kritik dhe deklaratën e BE-së se autoritetet serbe kanë treguar profesionalizëm në situatën e tensionuar të ndeshjes Serbi – Shqipëri dhe ka ngritur dyshimin se përse këto institucione janë prononcuar në këtë rast në veçanti, kur njëherësh deklarojnë se nuk komentojnë ndeshjet e futbollit?Në një prononcim në Fb, Vokshi ka “debatuar” sot me Zëdhënësen e Baroneshës Katerinë Ashton:“Institucionet e Bashkimit Europian nuk komentojnë futbollin... atëherë pse Koçijançiç, Zëdhënëse e Katerinë Ashton, shefe per diplomacinë europiane, bën një përjashtim të vetëm dhe flet per ndeshjen Shqipëri – Serbi?! – shkruan Vokshi. - Çfarë kishte profesionale te autoritetet serbe, sipas Koçijançiç, përveç faktit që lejuan suksesshëm, dhunën psikologjike, verbale dhe fizike ndaj djemve tanë?!FIFA, larg çdo përpjekjeje për ndikim apo lobim serb, duhet që të hetojë me paanësi ngjarjen e rëndë e të marrë vendimet e duhura, në mënyrë që të mos krijojnë precedentë e që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten në një sport, që në fakt duhet të jetë urë lidhëse mes kombeve,”- përfundon deputetja.Dje, Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, bën të ditur ATSH. “Ne jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e djeshme të ndeshjes Serbi-Shqipëri”, deklaroi Kocijancic në një konferencë për shtyp.“Në konsiderojmë se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium. Ne nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mirëpresim vizitën e planifikuar të kryeministrit Rama në Serbi”, theksoi ajo.ar.sh/Oranews.tv