Kthehet nga Siria 8-vjeçari, AKI realizon operacionin e rrezikshëm FOTO

Kosovë - 8-vjeçari kosovar Erion Zena, që ishte marrë nga i ati në Siri është kthyer pranë nënës së tij. Kthimi i 8 vjeçarit Erion Zena nga Siria, është realizuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, me anë të një aksioni të jashtëzakonshëm të realizuar në Siri.Presidentja, Kryeministri dhe shumë politikanë të tjerë kanë përshëndetur këtë aksion të AKI-së.I mituri para 5 muajsh pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë, për t'iu bashkangjitur grupeve terroriste që po luftojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut.Në mesazhin e saj për kthimin e 8 vjeçarit, Presidentja Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos ju bashkohen kauzave të huaja, por të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin e vendit të tyre të cilin e ndërtuan me shumë mund.Ndërkaq prej ditës së sotme, i mituri mund tu bashkohet shokëve të tij të klasës e të vijojë normalisht jetën në vendin e tij.00--erioni1 2 3 4 5 6 7/oranews online00--erioni6/