42 minuta sa 4 dekada

Kur himni ynë kombëtar u ekzektua, i gjithë stadiumi zhurmoi kundër tij, por kombëtarja shqiptare luajti pothuajse si e barabartë në fushë.Deri në minutën e '42 pamë futboll dhe nervozizëm. Çdo analist apo gazetar shqiptar serb, europian apo amerikan, duhet të mos harrojë se arbitri Atkinson ndërpreu ndeshjen për shkak të tymosëses së hedhur në fushë nga tifozët serbë dhe jo flamurit që po vërtitej mbi fushë.Është e debatueshme, por duhet debatuar ama, nëse gjyqtari duhet të kishte lejuar vazhdimin e ndeshjes kur tifozeria serbe bërtiste vritini shqiptarët në stadium, siç konfirmoi dhe në qëndrimin zyrtar Ministri i Jashtëm Bushati.Deri në atë moment askush nuk e dinte çfarë flamuri ishte. Deri më tani, 24 orë më pas, askush nuk e ka provuar kush e ngriti atë flamur që serbët e quajnë provokim për ta, grekët e maqedonasit.ilva tareKryeministri i moderuar i Serbisë, huazoi gjuhën e parardhësve të tij radikalë dhe foli për skenar, provokim, bandë zyrtare shqiptare.Të gjithë e dimë se vendimi i palës serbe për të mos lejuar simbolet kombëtare shqiptare ishte i ashpër, i padrejtë.Nëse për Serbinë të valëvitësh flamurin kombëtar të Shqipërisë në vendin e tyre quhet provokim, atëherë ky vend nuk është gati të quhet as europian dhe as fqinj i denjë për respekt të ndërsjelltë.Nuk dua të mbroj arsyet dhe as motivin e futjes në fushe të dronit që fluturoi flamurin e Shqipërisë Etnike, por dhuna ndaj lojtarëve shqiptarë është e patoluershme dhe e dënueshme.Futja në lojë e makinerisë propagandistike të Serbisë, e ndihmuar nga lobuesit e tyre pranë BE dhe UEFA, nuk e ndihmon situatën dhe as rreket të gjejë të vërtetën.Blater dhe Platini folën në anglisht, por nuk përdorën gjuhë asnjanëse.Shtyrja e vendimit për në 23 tetor është një dyshim se politika do të ndërhyjë në vendimarrje sportive.Serbët po përdorin kartën e nacionalizmit për tu dhënë imunitet huliganëve të tyre dhe tifozëve të dhunshëm që detyruan “Topin e Artë”, Ronaldon, të deklarojë se druhet mos serbët i bëjnë të njëjtën gjë Portugalisë.Jo të gjithë serbët u bënë pjesë e dhunës dhe emocioneve që shpërthyen kur u tentua të grisej flamuri shqiptar. Por duhet pranuar se disa futbollistë serbë që luajnë në ekipe europiane, u sollën si europianë dhe ndihmuan kolegët shqiptarë.Serbia u përpoq sot ti shesë botës dobësinë e saj dhe ndjenjën e fajit për përgjegjësitë e luftrave dhe spastrimeve etnike në rajon, si nacionalizëm të tepruar të shqiptarëve ndaj të cilëve kanë hapur varre masive, përndjekur e vrarë me mijëra.Fantazmat e së shkuarës ia errësuan sytë serbëve që nuk arritën të luanin në fushën e tyre si europianë që pretendojnë të jenë.Me sjelljen e tyre, ata dëshmuan se janë më afër mikut që i viziton nesër në Beograd, Vladimir Putin, dhe urrejtjembjelljes që ai përçon në botë.Pjesa e dhunshme dhe jo europiane e Serbisë që ishte dje në stadium dhe sot në foltoret e politikës e bëri zgjedhjen e saj.Shqipëria duhet të vazhdojë të luajë me klas dhe me gjuhë të kujdesshme diplomatike, por asesi të përulet për një faj të pabërë, për një padrejtësi të pamerituar.Ndeshja e ka fituesin dhe ata jemi ne, shqiptarët. Ndaj, Ne duhet ti presim serbët në Tiranë.