Bulku tregon “ferrin” në Beograd: Plan i mirëmenduar, ultrasit te tuneli
Tiranë - Ervin Bulku, ishte një prej lojtarëve të kombëtares shqiptare që jetuan “ferrin” serb në Beograd në atë që duhet të ishte një ndeshje futbolli.Në studion e lajmeve të Ora News, futbollisti ka treguar me detaje hap pas hapi atë që ndodhi për të cilën ngre dyshime se kishte një plan paraprak, duke evidentuar vendosjen e pazakonte të ultrasve.“Ultrasit e ekipit serb ishin vendosur pikërisht në tunelin ku do të dilnin dy ekipet dhe kjo ishte e çuditshme domethënë”.Shfaqja e flamurit të Shqipërisë Etnike padyshim ishte moment që ndezi gjithçka. Në këtë pikë, Bulku zbadh se policia serbe lejoi me vetëdije tifozin që goditi Bekim Balajn që të futet në fushë, por me një tjetër mision.“ Tifozin e ka lënë vetë policia serbe për të hyrë në fushë, me qëllimin jo për të goditur futbollistët besoj, por me qëllim që të ulë flamurin”.Bulku ka treguar edhe arsyen e kontrolleve të rrepta në aeroportin e Beogradit.“Kontrolli është bërë pasi ka përfunduar gjithçka, në momentin kur ekipi ynë duhet të dilte për tu nisur me autobus drejt aeroportit dhe ata dyshonin sikur lojtarët, ose stafi kishte fshehur atë avionin e famshëm, edhe telekomnadën e avionit”.Por pas të gjithë kësaj historie, për Ervin Bulkun, kombëtarja shqiptare është më e fortë.Intervista e plotë e Ervin Bulkut në Ora News