Platini i frikësuar nga droni: Po sikur të mbante bombë në vend të flamurit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 22:52
Michel Platini, një ndër lojtarët më të mirë francezë të gjeneratës së tij, e ka cilësuar një veprim të turpshëm incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës, 14 tetor, në stadiumin Partizani, në Beograd, gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.Gjatë një interviste në televizionin francez TF1, Platini tha se se një veprim i tillë është i rrezikshëm, sidomos në vendet ku tensioni politik është i lartë.Më pas ish-futbollisti francez ka shtruar çështjen në një tjetër këndvështrim, ai tha:"Imagjinoni sikur droni i lëshuar me flamurin në mes të stadiumit të ishte një bombë atomike? Kjo do të ishte një trishtim, po të ishte e vërtetë. Duhet të jemi të kujdesshëm, ajo është e rrezikshme".m.p/Oranews.tv