Bien lindshmëritë, rriten vdekjet. INSTAT: Ky vit me më pak lindje se 2013

Shqiptarët po lindin më pak, por nga ana tjetër po vdesin më shumë.Të paktën këtë tregojnë të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e dytë të 2014.Në bazë të raportit për demografinë, lindjet gjatë muajve të fundit në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti kanë rënë me 2%.Sipas të dhënave, ky rezultat ka ardhur kryesisht i ndikuar prej rritjes së nivelit të vdekjeve me të paktën 1.3%.Ulja e lindshmërisë në Shqipëri po ndikon në rritjen e moshës mesatare të popullësisë.Sipas ekspertëve, ulja e lindshmërinë në vend lidhet planifikimin familjar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kushtet që do rritja e një fëmije, me rritjen e nivelit të aborteve, por edhe me shkaqe ekonomike.Në bazë të qarqeve, kryeqyteti numëron më shumë lindje, e lidhur kjo edhe me numrin më të lartë të banorëve.Qyteti i Elbasanit renditet në vend të dytë përsa i përket lindshmërisë,më pas vjen Fieri, Durrësi dhe Korça.Ndërkohë në bazë të numrit të vdekjeve, përsëri Tirana ka numrin më të lartë, e ndjekur nga Fieri dhe Korça.Në bazë të raportit të INSTAT, muajt e fundit në Shqipëri kanë pësuar rënie të ndjeshme edhe martesat. Në krahasim me tremujorin e 2 të 2013 janë martuar 3% më pak shqiptarë.